Po këtë herë me kë? Atdheu dhe Beatrix “ping-pong” thumbash në rrjetet sociale

Buja e konfirmimit publik të ribashkimit të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, ishte e madhe por, pas këtij momenti vëmendja u nda në dysh, pasi u duk se Atdhe Xharavina “iu u pas” Beatrix Ramosajt.

Kanë qenë të shumta “flirtimet” e dyshes në rrjetet e tyre sociale, të cilat shpesh herë merreshin në kuadrin e “hakmarrjes”.

Dukej sikur Trixa dhe Atdheu, të lënë jashtë në historinë Bora-Donald, mblodhën forcat duke thumbuar çiftin.

Edhe së fundmi, ish-konkurrenti i Për’puthen ka trazuar ujërat  Atdheu nuk ka harruar të lërë një koment “pikant” poshtë fotos së fundit të Beatrix në Instagram, teksa kjo e fundit ka pozuar atraktive me një kostum sportiv, Xharavina shkruan: “Shumë xixëllushëm a edhe me tuta do ju tregosh çfarë është stili?”

Këtë herë këngëtarja vendosi t’i përgjigjej vetëm me disa emoji.

Kujtojmë që përpos lidhjes së Beatrix Ramosajt me Donald Veshajn në shtëpinë e “Big Brother Vip”, edhe Bora Zemani është përfolur gjatë në rrjet për një romancë me Atdhe Xharavinën Ndonëse këto dyshime nuk u sqaruan kurrë, ish-konkurrenti shpesh herë ka konfuzuar me deklaratat dhe statuset e tij që lidheshin me moderatoren./Iconstyle/

Shiko foton:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *