Profeti alejhi selam thotë; Kur ndërron jetë besimtari i vjen engjëlli i vde’-kjes, i ulet pranë kokës dhe i thotë..?

Profeti alejhi selam thotë; Kur vd’es besimtari i vjen engjëlli i vde’kjes, i ulet pranë kokës dhe i thotë:Muhammedi alejhi selam ka thene “Me të vërtetë, kur robi besimtar po largohet nga kjo botë dhe po i afrohet tjetrës, atij i zbresin engjëjt prej qiellit me fytyra të bardha. Ata kanë me vete qefina prej qefinave të Xhenetit dhe parfume prej parfumeve të tij.

I afrohen njeriut aq pranë, sa ç’është edhe shikimi i tij. Më pas vjen engjëlli i vde’kjes, i ulet pranë kokës dhe i thotë: “O shpirt i qetë, dil drejt faljes dhe kënaqësisë së Allahut!” Shpirti do të dalë, ashtu siç del pika e ujit nga burimi. Më pas ëngjëlli i vdek’jes do ta marrë shpirtin e tij, por engjëjt e tjerë do t’ia marrin dhe nuk do ta lënë për asnjë çast në dorën e tij (ëngjëllit të vdek’jes), do ta vendosin në qefin, do ta lyejnë me parfumin e Xheneti dhe prej (shpirtit të) tij do të kundërmojë një erë si era e aromës më të mirë që mund të gjindet në tokë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *