Kura me rozmarinë dhe uthull molle që po i çmend të gjithë dhe nuk ngeli njeri pa e provuar. Përmirson Funksionin E Trurit Dhe Kujtesën(video)

Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima. Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore. Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe

problemeve me gjymtyrët. Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës. Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës. Kundër mikrobeve dhe baktereve. Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret. Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën. Vlerat Shëndetësore të Çajit të Rozmarinës Forcon trurin Çaji i rozmarinës përmirëson qarkullimin në tru dhe performancën e tij. Ai përmban një ushqyes të quajtur acidi karnosik që është një antioksidant i fuqishëm që mbron neuronet nga dëmet e shkaktuara prej radikaleve të lira.

Kundër aromës së rëndë të gojës Nëse vuani nga aroma e rënde e gojës edhe pasi e keni larë atë, atëherë duhet të përdorni çaj rozmarine. Pini një gotë me çaj çdo mëngjes përpara se të dilni nga shtëpia dhe thuajini erës së keqe lamtumirë. Personat që kanë irritime të mishrave të dhëmbëve si pasojë e larjes me furçë të fortë tashmë mund ta kenë një zgjidhje, ndaj rekomandohet që çajin ta konsumojnë menjëherë pasi të keni larë dhëmbët në mëngjes. Probleme Shëndetësore Çaji i rozmarinës është shumë i mirë për njerëzit që vuajnë nga problemet respiratore. Ai ndihmon kundër bllokimeve të ndryshme, infeksioneve, të ftohtit, virozave dhe alergjive. Çaji ndihmon edhe kundër dhimbjeve të kokës që shoqërojnë problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ajo është një nga erëzat më të preferuara të amvisave shqiptare.

Qytetërimet e lashta të Egjiptit, Romës dhe Greqisë e konsideronin rozmarinën, një barishte të shenjtë.Në Mesjetë, rozmarina besohej të kishte aftësi të mëdha në forcimin e dashurisë mes nje mashkulli dhe një femre, ndaj ajo përdorej gjerësisht nëpër dasma dhe ceremoni.Ajo përdoret për të përmirësuar kujtesën dhe është e pasur me ushqyes të dobishëm për organizmin.
Përdorimet e rozmarinës për shëndetin janë të panumërta,Një prej tyre është për përmirësimin e shëndetit të flokut.

Në këtë artikull do të mësoni se si të kombinoni rozmarinën me uthullën e mollës për tu dhënë flokëve shëndet, dendësi dhe shkëlqim.Kura Me Rozmarinë Dhe Uthull Molle Për Shëndetin e Flokut.
Rozmarina përmban shumë vajra esencialë të cilët e ushqejnë flokun nga rrënja tek majat.Këto vajra esencialë ndihmojnë në rritjen e flokut, rrisini qarkullimin e gjakut në rrënjë dhe eliminojnë zbokthin.Uthulla e mollës nga ana tjetër është një produkt natyral i shkëlqyer për shëndetin e flokut.Ajo përmirëson shkëlqimin natyral dhe u jep flokëve një paraqitje të shëndetshme sepse ka efekt pastrues nga mbetjet e ndryshme që akumulohen në rrënjë.Ajo përmirëson shkëlqimin natyral dhe u jep flokëve një paraqitje të shëndetshme sepse ka efekt pastrues nga mbetjet e ndryshme që akumulohen në rrënjë.Kura në fjalë është shumë e thjeshtë.

Mjafton të vendosni disa degë rozmarine në një kavanoz qelqi dhe ta mbushni me uthull molle.

Lërini të qëndrojnë së bashku për rreth dy javë dhe tundeni kavanozin çdo ditë për të mundësuar përzierjen më të mirë të përbërësve.Në fund të periudhës dy javore, kullojeni lëngun dhe uthullën e aromatizuar përdoreni për shpëlarjen e flokut.Për shpëlarjen e flokut, uthulla me rozmarinë duhet tretur në ujë.Në një gotë uji duhet të hidhni katër lugë gjelle nga uthulla me rozmarinë dhe pjesën tjetër të gotës mbusheni me ujë.Këtë sasi ju mund ta hidhni edhe në një shishe spërkatëse ose ta hidhni direkt në flokë pasi i keni larë ato.
Nëse keni flokë të yndyrshëm duhet të përdorni më shumë uthull dhe nëse keni flokë të thatë më pak.Pasi ta keni hedhur mbi flokë, masazhojeni skalpin dhe mbajeni tretësirën për disa minuta.

Ekspertët e AgroWeb thonë që nuk duhet të shqetësoheni për aromën sepse ajo do të largohet sapo flokët të thahen.Këtë trajtim mund ta përdorni një herë në javë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *