Gjykata merr vendim ndaj Iljasa Fazliut dhe familjarëve të 3 vjeçares

Logopedi Iljasa Fazliu dje u arrestua nën dyshimet për abuzim me vajzën 3 vjeçare me autizëm në ordinancën e tij. Gazeta Insajderi të dielën ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast.

Ndërsa sot, Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj logopedit Iljasa Fazliu dhe dy familjarëve të 3 vjeçares të cilët ushtruan dhunë ndaj tij.


LEXO EDHE

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!

A do të merrte një djalë shqiptar? Dua Lipa vihet në siklet, “Nuk e di, nu…
Në vendimin e gjykatës thuhet se masa e paraburgimit ndaj tre të pandehurve I.D, I.Sh dhe R.V është caktuar për 30 ditë.

“Ekziston dyshimi bazuar se i pandehuri I. F., me datë 26 nëntor 2022, në intervalin kohor prej orës 10.00-11.00 minuta, në ordinancën private, në cilësinë e mjekut Defektolog –Logoped, haptas ka përdorur metodë të pa përshtatshme për trajtim dhe nuk ka zbatuar rregullat e profesionit të logopedit, ashtu që gjatë seancës për trajtim të fëmijut të moshës 3 vjeçare, me gjendje të autizmit, ndaj të njëjtës ka përdorur fjalë të ndryshme ofenduese dhe degraduese, kështu që i pandehuri me veprimet e tij bie ndesh me nenin 94 paragrafi 4 nënparagrafi 4.4 të Ligjit mbi Shëndetësinë, duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale gjatë ushtrimit të kujdesit shëndetësor, përmes të cilave ka ndikuar në keqësimin e gjendjes shëndetësore të fëmijut”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Me këto veprime i pandehuri Iljasa Fazliu dyshohet se ka kryer veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, në vendimin e gjykatës thuhet se të pandehurit I. Sh. dhe R. V. më datë 26 nëntor 2022, rreth orës 12:52 minuta, në lokalin që ndodhet në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në bashkëkryerje dhe me përdorimin e atëqasshëm të dhunës, për shkak të trajtimit të pandërgjegjshëm të fëmijut me autizëm, me dashje i kanë shkaktuar lëndime trupore të pandehurit tani të dëmtuarit Iljasa Fazliu.

“Fillimisht i pandehuri I. Sh., i revoltuar nga sjellja e mjekut ndaj fëmijut, hynë dhe i drejtohet të dëmtuarit duke e fyer me fjalë të ndryshme ofenduese, e më pas e sulmon duke e goditur me grusht në fytyrë dhe në atë moment ndërhyn edhe i pandehuri R. V., duke e kapur të dëmtuarin për krahu duke e mbajtur nën kontroll, e më pas duke e tërhequr zvarrë për të nxjerrë jashtë lokalit, ku gjatë kësaj tërheqje i dëmtuari rrëzohet për toke dhe të dy të pandehurit e godasin me grushte dhe shkelma në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit”.

Të pandehurit me këto veprime dyshohet të kenë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit. /Insajderi

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *