35 vjeçarja që dyshohet se u vra nga ish-burri ishte në muajin e 9 të shtatzënisë

Para pak çastesh një ngjarje makabre ka ndodhur para repartit të Gjinekologjisë. Dyshohet se ish-burri ka vrarë gruan e tij shtatzënë.

Burimet brenda Gjinekologjisë i ka thënë Gazetës Insajderi se 35 vjeçarja që kishte qenë e shtrirë në klinik ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.


LEXO EDHE

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!

“Situata në veri në prag të konfliktit”, Vuçiq paralajmëron për sonte taki…
Viktima iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore. Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisw.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *