Detaje të rastit që tronditi Kosovën: Kjo është gruaja shtatzëne që u vra nga ish-bashkëshorti para Gjinekologjisë

Para pak çastesh një ngjarje makabre ka ndodhur para repartit të Gjinekologjisë. Dyshohet se ish-burri ka vrarë gruan e tij shtatzënë.

Gazeta Insajderi mëso nga burimet e sigurta se 35 vjeçarja që u vra nga ish-bashkëshorti i saj është Hamide Magashi, nga fshati Llugaxhi i Lipjanit


LEXO EDHE

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë

“Situata në veri në prag të konfliktit”, Vuçiq paralajmëron për sonte taki…
Si ndodhi rasti makabër

35 vjeçarja që kishte qenë e shtrirë në klinik ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Në përgjigjen e tyre nuk bëhet e ditur nëse vrasësi është arrestuar.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e PK-së.

Tags: Gjinekologjia, Hamide Gashi, shtatzene, vrasja

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *