Tronditet sërish Kosova, publikohet pamjet e gruas së vrarë nga burri në oborr të QKUK’së

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

Policia ende nuk ka dalë me konfirmim zyrtar.


LEXO EDHE

Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!

“Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte” – Këto ishin fjalët e fundit të s…
Portali Frontonline ka publikuar një fotografi nga vendi i krimit.

Insajderi ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe QKUK’ja që të marrë një konfirmim zyrtar për këtë rast. Institucionet ende nuk janë përgjigjur

Pamje nga vendi ngjarjes.

Dyshohet se një grua është vrarë brenda hapësirës së QKUK-së

Pak ditë më parë u vra edhe një grua nga burri i saj.

63 vjeçarja Sadije Godeni u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në rrugën “Mark Isaku”, në Prishtinë, ku vrasjen e saj me sëpatë po dyshohet se ka kryer bashkëshorti i saj Izet Godeni. I cili tashmë është arrestuar.

63-vjeçarja thuhet të ishte në gjumë.

E më pas, 70-vjeçari u vetëdorzua në polici me të nisë muzgu, të cilët më pas ia konfiskuan sëpatën me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

“Shumë njerëz të mirë të dy kanë qenë” – Flasin fqinjët pas rastit tragjik të vrasjes së gruas në Prishtinë

Rasti i ndodhur i tmerroi banorët e lagjes Tophane, të cilët çiftin e përshkruajnë si të qetë e pa probleme.

Sadije Godeni, qe 28 vjet ishte mësimdhënëse në shkollën “Dardania”. Të pikëlluar fort, kolegët e të ndjerës thonë se e priten që ajo të dilte para nxënësve edhe të premten.

Edhe pse kishin muhabet të gjatë një ditë më parë, drejtori thotë se 63-vjecarja nuk shfaqi asnjë shenjë që diçka nuk ishte në rregull.

“U befasova, ajo kurrë nuk mungonte e telefonova se hapte” – drejtori i shkollës “Dardania” flet për mësuesen e vrarë

Nxënësit thanë se nga mësuesja e ndjerë kanë veç kujtime të mira.

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës thonë se shkaqet që quan në këtë ngjarje nuk dihen ende, e siç mëson televizioni ky është rezultat i mosdeklarimit të të dyshuarit në lidhje me atë që ndodhi në shtëpinë që jetonin veç çifti.

Sipas avokates së të dyshuarit, Myrvete Hashani-Jashari, klienti është në gjendje të mirë psikologjike dhe se seanca për shqiptimin e masës ose jo të paraburgimit të tij do të mbahet gjatë të shtunës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *