“E GJALLË NUK KTHEHEM TE JU”, FJALËT E FUNDIT QË HAMIDJA IA THA FAMILJES SË VRASËSIT / VIDEO

Për nëntë muaj ishte keqtrajtuar psikikisht e fizikisht. Hamide Magashi nuk u la e qetë gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së saj nga ish-burri. Dhunë pati edhe në momenetin kur ajo u shtri në spital për ta sjellë në jetë foshnjën që po e mbante në bark nga martesa me Sokol Halilin.

E ishte pikërisht ish-burri ai që në mënyrë të pamëshirshme e vrau 35-vjeçaren një ditë para se ta lindte fëmijën e gjinisë mashkullore që po e mbante në bark. Gazeta Nacionale ka qëndruar sot te familjet e viktimës e të dorasit të dyshuar. Prej atje jua sjell rrëfimet.


Më 17 shkurt të këtij viti, 35-vjeçarja Hamide Magashi nga fshati Llugaxhi i komunës së Lipjanit vendosi të martohej me Sokol Halilin nga fshati Godanc i komunës së Shtimes. Por martesa e Hamides e bashkëjetesa e saj me Sokolin pas pak muajve u kthye në makth. Ajo në vazhdimësi pësonte dhunë psikike e fizike nga burri i saj. Rastin e dhunës ajo madje e kishte lajmëruar edhe në policinë e shtetit.

E, si pasojë e dhunës, Hamidja vendosi që gjatë muajit maj të këtij vitit përfundimisht të ndahej nga Sokol Halili.

Por ajo e vetme nuk doli nga shtëpia e dhunuesit. Në bark mbante një fryt të njomë, të cilin kishte vendosur që ta mbante deri në ditën që do të lindte. Bashkë me frytin në bark, Hamidja vendosi që ditët e muajt në vazhdim t’i kalonte në shtëpinë ku ajo ishte lindur e rritur, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit.

Edhe pse e ndarë e në proces gjyqësor nga ish-burri Sokol Halili, ai për gjithë këta muaj, në vazhdimësi, po e përndriqte në forma të ndryshme. E përndjekja e tij vazhdoi, edhe kur ajo u shtri në spital për ta lindur foshnjën që e kishte me të.

Por këtë herë, Hamidja 35-vjeçare nuk arriti t’ia dilte e vetme. Ajo u vra me disa plumba pikërisht nga dhunuesi i saj.

Komunikimi i Hamides me familjen e ish-burrit: “E gjallë nuk kthena te ju, e vdekur kthena”

Gjinia e foshnjës që Hamidja tashmë e ndjerë e mbante në barkun e saj ishte djalë. Ajo ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Dhe me operim ishte paraparë që ta lindte djalin të enjtën e 1 dhjetorit.

Por dy ditë para se të futej në operacion, Hamidja u vizitua në spital- Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, nga familja e ish burrit. Ishin saktësisht nëna e Sokolit të dyshuar për vrasjen si dhe motra e tij.

Sipas motrës së viktimës, Burbuqe Brahimit, atë ditë në spital familja e ish-burrit i kishte kërkuar Hamides që të ribashkohej me djalin e tyre.

“Një ditë përpara (të martën) ata (familja e ish-burrit) ishin në spital ia sollën minelat edhe teshat e fmive aty e ja lanë. Me këmbëngulje i thoshin që të kthehej. Kjo i tha “unë për e gjallë nuk kthena, e vdekur kthena,. I thoshin për hatër të djalit (foshnjës që e mbante ne bark), kjo i ka thane që nuk kthena, foshnjën jau dha, por unë nuk kthena”, thotë motra e Hamides tashmë të ndjerë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *