KY ËSHTË VENDI KU PUNONTE 35-VJEÇARJA E VRARË, HAMIDE MAGASHI

Hamide Magashi është viktima e mbrëmshme e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.

Insajderi mëson se e ndjera, Hamide Magashi kishte punuar në komunën e Ferizajt, si mirëmbajtëse e higjienës.


Nga komuna e Ferizajt i kanë thënë Insajderit se Magashi ka punuar në një kompani private të mirëmbajtjes e kontraktuar nga komuna.

Sipas tyre, e ndjera së fundi e kishte lënë punën.

Hamide Magashi e cila u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ajo u vra në oborrin e Gjinekologjisë. /Insajderi

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *