“S’U KANË DJALË PROBLEMATIK, AS S’U DALË NËPËR KAFE KURRË” / FLET BABAI I TË DYSHUARIT

Halil Halili, babai i Sokol Halilit, i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e Gjinekologjisë në QKUK, ka folur për Nacionalen.

Në një prononcim të shkurtër për Nacionalen, gazetarja Gentiana Hasani e ka pyetur Halilin për marrëdhëniet e familjes me tashmë viktimin, Hamide Magashin.


Ai ka thënë se marrëdhënia e tij me të renë ishte “fort mirë”.

“Valla me neve fort mirë, sikur me çikën tonë. Kanë pasë problem qysh ka kallxu Sokoli si ka metë shtatzanë, i kishin pas do fjalë, do sene, ma thellë nuk di çka me thanë.” – përfundoi Halili.

Madje, ai ka thënë se djali i tij, që po dyshohet për vrasjen, nuk ka qenë problematik.

“E kam thirrë çdo orë, çdo minutë, kam shkru mesazhe. Ai s’u kanë problematik kështu kurrë, as s’u dalë nëpër kafe kurrë, as s’u ardh mas vakti kurrë. As nji send s’ma ka kthy” – theksoi Halili për Nacionalen.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *