Imami i Lipjanit: Hamide Magashi u varros bashkë me foshnjën në bark

Imami i xhamisë së Lipjanit, Vehbi Gajtani pas ceremonisë ka deklaruar për Gazetën Insajderi se e ndjera Hamide Magashi, e cila u privua nga jeta nga ish-bashkëshorti i saj është varrosur bashkë me fhoshnjën e saj brenda barkut.

“Foshnja nuk është hekur nga barku i saj. Lejohet me u varrosë, pasi që ai nuk ka lindë i gjallë pasi ka ndrru jete menjeher pasi ka nderruar jete nëna”, tha Gajtani.


Derisa dheu mbulonte trupin e 35 vjeçares Hamide Magashi që pritej të bëhej nënë, e që jetën ua mori Sokol Halili, dhimbjen më të madhe e përjetuan motrat e saj.

Askush nuk mund tua lehtësoj atyre dhimbjen derisa humbjen e motrës e vajtojnë me dënesë.

Magashi u varros dy ditë pasi jetën ia mori Sokol Halili, ish-bashkëshortes Hamide Magashi që kishte shkuar në Klinikën e Gjinekologjisë për të lindur fëmijën e saj të parë, u varros në fshatin e saj Llugaxhi të Lipjanit.

Sokol Halili ishte lokalizuar para pak orësh nga Policia e Kosovës, por sipas konfirmimit të ministrit Xhelal Sveçla, përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, ai ka marre jeten vetes./insajderi

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *