
Lajmi i fundit: Sokol Halili i merr jetën vetës në prani të policisë

Policia ka lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit për privimin nga jeta te Hamide Magashit.
Kështu ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e dorasit Sokol Halili.
Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi i merr jeten vetes.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të privimit nga jeta te gruas shtatëzënë dhe marrjes se jetes se vetevetes nga dorasi.”, ka njoftuar Sveçla.