
Pasi Sokol Halili i morri vetës jetën, babai i tij shihet duke folur me policinë

Policia e Kosovës ka arritur ta lokalizojë vendndodhjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për privim nga jeta te shtatzënës 35-vjeçare, Hamide Magashit.
Por, i njëjti s’ka pranuar të dorëzohet dhe i ka marre vetes jeten, në shtëpinë e tij në Shtime.
Gazeta Insajderi është duke raportuar nga vendi i ngjarjes nga ku sipas pamjeve të siguruara nga atje shihet se edhe forenzika janë në shtëpinë e dorasit, Sokol Halilit.
Në pamjet e siguruara nga Insajderi shihet edhe babai i tij, Halili Halili teksa del nga shtëpia.
Në anën tjetër, 36 vjeçarja e cila u privua nga jeta në oborrin e QKUK-së është varrosur sot në varresat e fshatit Lugaxhi në Lipjan.
Shiko fotot: