Sokol Halili i morri jetën vetës – vjen reagim i parë i familjes së Hamide Magashit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka privuar nga jeta vetën. Pas kësaj ashpër kanë reaguar familjarë të të ndjerës, Hamide Magashi.

Motra e saj është dëgjuar duke folur, ajo thotë se nuk beson se dorasi i ka marrë vetës jetën.


E njëjta në një audio që e ka siguruar Insajderi, dëgjohet duke thënë “ministria le të ma sjell trupin e pajet këtu”.

“Qitmi ti mu faktet, trupin e pajet, qite qetu para meje, du me ja pa foton unë, qata bima ti mu qetu, le të më thotë qaj ministër mua nërsy që i ka marrë jetëb vetes, le të ma bjen trupin e tij qetu, kqyre qa i bëjë, mua më thuaje nërsy”, ka thënë ajo derisa shton se nuk ka ministër sepse po të kishte sipas saj motra e tyre nuk do të ishte në këtë gjendje sot.

Në po këtë audio, dëgjohen edhe familjarë të tjerë të ndjerës duke thënë “nuk besojmë, nuk besojmë” .

Mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Gjinekologjisë, Sokol Halilit e privoi nga jeta bashkëshorten, Hamide Magashin dhe foshnjës që pritej të vinte në jetë./insajderi

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *