Pse Edon Shileku është transformuar në Victoria Owns, kjo është historia e personazhit të Big Brother

Shtëpisë më të famshme në Kosovë “Big Brother VIP Kosova” i është bashkuar edhe aktori i zhanrit “Drag Queen”, Edon Shileku që ndryshe preferon të njihet edhe si Victoria.

Ajo është një personazh i frymëzuar nga seriali i famshëm “Hot in Cleveland”  Victoria në këtë serial është një aktore në mesmoshë që kërkon me çdo kusht të jetë në qendër të vëmendjes, e famshme dhe e pasur.


Victoria që luhet nga Edoni, është pak a shumë Victoria  por që jeton në një realitet krejt tjetër, në Prishtinë.

Edoni është aktor me profesion, ai është duke përfunduar studimet në Fakultetin e Aktrimit në Universitetin e Prishtinës, dhe është këngëtar që eksperimenton me forma të ndryshme muzikale.

“Por ma së shumti hairin ia kam pa Victorias, ajo më ka sjellë më shumë para sesa aktrimi dhe kënga.

Bile për këngë, veç kam shpenzu, se kurrë s’kam fitu”, thotë Edoni në Podcast Nacionale.

Në një bisedë të cilën e rekomandojmë të dëgjohet vetëm nga personat mbi 18 vjeç, Edoni shpjegon gjerë e gjatë lidhjen e tij me “drags”, dhe perceptimin e publikut dhe kosovarëve në përgjithësi ndaj kulturës së “drag queens” në Prishtinë.

Përformancat e Victorias janë të mbushura me plot vallëzime dramatike, me shumë vetëbesim dhe mimika ndaj të tjerëve.

Por prapa Victorias qëndron një histori përplot me ngucje ndaj Edonit kur ka qenë fëmijë.

“Victoria në fakt është një lloj mllefi prej fëmijërisë, kam qenë i trashë e feminin, dhe konstant në shkollë më kanë gjyku.

Krejt fëmijërinë time e mbaj mend tu kajtë, dhe kur kam bo për herë të parë ‘drag’, e kam pa që krejt mllefin po muj me qitë, Dragu më ndihmon me jetu si Edon.

Çkado që mblidhet në mua si person, komplet shfryhna si drag, kështu që është njëfarë terapie, si me shku te psikologu”, thotë Edoni.

Ai thotë se ngucjet dhe paragjykimet ndaj tij ende vazhdojnë edhe sot, por jo aq shumë ndaj Victorias.

Në fakt, Victoria në Instagram ka bajagi fansa, bile asi të zjarrtë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *