“Toka është e rrafshët”, Getinjo i “Big Brother VIP Kosova” jep konstatimin e çuditshëm

Reperi kosovar, Getoar Aliu beson se planeti Tokë është i rrafshët, këtë deklaratë ai e ka dhënë gjatë një bisede me pjesëtarët e tjerë të Big Brother Vip Kosova.

Ndersa bisedojne me banoret ai madje shton se një mendim të tillë e kishte pasur që kur ishte i vogël në moshë.


“Unë i kam pas 13 vjet kur kam thanë që bota është “flat” (e rrafshët). Edhe hala e mendoj. E di që na kanë mësu në shkollë, po unë s’e besoj”– thotë Getinjo.

Derisa, që toka nuk është e rrumbullakët por e rrafshët beson edhe Gjon Karrica – Lugati.

Vlen të theksohet se, meqenëse Toka në pole është diçka më e shtypur, kurse në ekuator pak më e zgjeruar, ajo ka formë të elipsoidit.

Teksa, interesante është edhe përgjigja e “Google” për pyetjen se, “a është Toka e rrafshët” “Jo, Toka është përafërsisht e një forme sferike”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *