80 Ajo është 80 vjeçe, nënë Qamilja thur çorape për të bërë para sa për bukë! Nusen e djalit e ka të sëmurë e kërkon ndihmë: Qaj nga inati, nuk jetohet kështu

Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamiilja punon papushuar.

Në zonën e ish parkut të autobusëve atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.


“KAM NJA KATËR VITE QË DAL KËTU. NGA HALLI JO NGA QEJFI SE PO TË ISHTE ASHTU DILJA NË KAFE ME PLAKAT. NË DITË MARR 2000, 3000 DERI NË 5000 LEKË. I MBLEDH LEKËT DHE PASTAJ MARR BUKËN, JO VAJI, JO SHEQERI, JO KAFJA. PLEQËRIA I DO TË GJITHA”, THOTË AJO.

Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.

“KAM SHUMË PROBLEME, QË VIJNË NGA PLEQËRIA”, RRËFEN AJO.

Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta.

“NGANJËHERË QAJ NGA INATI”, THOTË AJO E PËRLOTUR.

Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë.

“MË ËSHTË MËRZITUR JETA, NUK JETOHET KËSHTU”.

Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë.

Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *