Ja me sa vite burgim e dënoi Specialja Salih Mustafen

Gjykata Speciale dënoi me 26 vjet burgim, ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa nën pretendimin se ka kryer kr ime lufte. Gjyqtarja tha se në emër të popullit të Kosovës shpall fajtor, ish-pjesëtarin e UÇK-së, Salih Mustafën.
Gjyqtarja e Gjykatës Speciale ka thënë se dëshmitarët e Prokurorit të Specializuar, ishin dëshmi të besueshme dhe të mbështetura.
“Gjykimi ka filluar më 15 shtator më 2021. Mbrojta bëri mbrojtjen e saj më 22 mars 2022. Tetë vik tima morën pjesë në proces dhe të gjithë ishin nën masa mbrojtëse. Në lidhje me dëshmitarë e prokurorit të specializuar, trupi gjykues vlerësoi se të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve ishin të besueshme dhe të mbështetura”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi
Tutje sipas saj, të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme nga BIA (një strukturë ushtarake e UÇK-së).
“Të ndaluarit në Zllash u mbajtën në kushte të mjerueshme. Ata flinin në tokë, pellgje uji, të ndaluarit nuk kishin ushqime të mjaftueshme. Rrinin tri ditë pa ngrënë. Të ndaluarit kur kërkuan ujë ushtarët e BIA-së së UÇK-së urinuan mbi ta. Trupi gjykues konstatoi se të ndaluarve nuk u ishte dhënë ndihma mjekësore. I kanë keq trajtuar të ndaluarit psiqikisht dhe fizikisht. Të ndaluarit i nxirrnin një nga një dhe i dërgonin në ahur dhe i merrnin në pyetje duke i rraur”, ka thënë tutje gjyqtarja.
Ajo po ashtu theksoi se “vartësit e tij u shkaktuan dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike gjashtë të ndaluarve, duke u munduar t’i marrin në intervistë dhe të nxjerrin informacion nga ata”, tha ndër të tjera ajo.
Ajo tha se dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës. “Dy nga gjashtë të ndalurit nuk u liruan nga vartësit e Mustafës. Njëri u pa nga të ndaluarit e tjerë thuajse i kishte nderruar jete dhe më pas u gjet pa jete. Ai ishte një prej dy të ndaluarve në kompleksin Zllash”. /Telegrafi/