Më shumë se dy orë në QKUK – këto janë detajet e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të Lugatit

Gjendja shëndetësore e banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica i njohur si “Lugati” është përmirësuar. Kështu thonë burime të Insajderi brenda QKUK-së derisa shtojnë që atij është duke iu kthyer vetëdija.

Sipas këtyre burimeve Lugati iu është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësorë dhe ka kryer disa fotografime. Për të cilat janë në pritje të rezultateve. Bashkë me të ndodhet edhe moderatori i BBVK Alaudin Hamidi.


I pyetur nga Gazeta Insajderi ai nuk ka pranuar që të flas për gjendjen e banorit. Në emergjencë ndodhen dhe prezencë e shtuar e Policisë së Kosovës të cilët po kujdesën për sigurinë e banorit.

Po ashtu në korridoret e emergjencës janë parë edhe anëtarë tjerë të produksionit si dhe truproje. Gazeta ka kontaktuat edhe mjekun kujdestar në emergjencë, Avdush Bajgora i cili tha se për momentin nuk mund të prononcohet lidhur me rastin.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *