Kishte tumor të gjirit, Nita ‘detyrohet’ të dal nga shtëpia të kontrollohet, kjo është gjendja e saj

Nita Latifi është njëra nga banoret më të reja brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania dhe e vetmja deri më tani që vjen nga Kosova, në Primen e fundit ajo pati një përplasje me Luizin.

Kjo pasi ai ka thënë se Diola dhe Nita janë vetëm tursite në shtëpi dhe s’bëjnë asgjë duke thënë për Nitën se vetëm sillet rreth pishines dhe nuk i jep asgje shtëpisë pra referuar lojes brenda.


Kjo e ka prekur Niten pasi kishte shqetësime për gjendjen shëndetësore dhe ia tregoi vetëm Dioles që e konsideron më të afërt në shtëpi,ndërsa para pak minutave ajo ka mbledhur banorët për t’ua dhënë një lajm.

Ajo tregoi se ka dalë për disa minuta nga shtëpia e Big Brother Vip Albania është se ajo ka shkuar të bëj kontroll pasi një vit më parë kishte tumor në gji dhe brenda shtëpisë ndjente dhimbje, Nita tha se mjekët i kanë kumtuar se ka dicka por nuk është shqetësuese dhe është e menagjueshme./InfoKosova/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *