Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri merr vendimin e papritur

Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri ka marrë një vendim të papritur. Ajo ka shtyrë datën e publikimit të albumit “Unë jom ajo”. Këngëtarja ka njoftuar se ky vendim është marrë pasi në jetën e saj ka ndodhur një ndryshim i papritur pozitiv, teksa ka shtuar se ky është fillimi i një epoke të re.

“Kam planifikuar të publikoj albumin tim “Une Jom Ajo” këtë verë, por vendosa ta shtyja për më vonë. Arsyeja ime përfundimtare për ndryshimin e datës së lëshimit është sepse ka patur një ndryshim të papritur pozitiv. Muzika ime zakonisht reflekton emocionet e mia dhe e di që duhet të ulem dhe të bëj ndryshime të vogla në albumin tim “Une jom ajo”.
Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin, ky është fillimi i një epoke të re”, ka shkruar Dafina.


Ndonëse pak ditë më parë, u përfolën se çifti cool i estradës shqiptare Dafina dhe Dj Geek janë jo në ditët e tyre më të mira, e vërteta duket se paska qenë më e thellë se kaq. Burime për revistën “WHO” nga Prishtina kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes së tyre për shkak se dyshja nuk po funksiononte më. Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë duke u pelqyer gjithmone nga publiku si nje cift i bukur qe shkojne shume.

Në dukje e pamundur, por fatkeqësisht kjo është e vërteta. Por një gjë është e sigurt; për shkak të kësaj ngjarjeje projekti i ardhshëm i Dafinës do të na befasoj fort. pasi ajo ka treguar ne nje nga intervistat e saj qe njeren prej baladave me te suksesshme te saj e ka realizuar kur ishte e hidheruar me Dj Geek. Shiko postimin:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *