Reagon nëna e Valon Syles, pas sulmit nsaj ti, ja çfarë ka për të thënë

Nëna e Valon Syles, Ola, thuajse asnjëherë nuk ka reaguar në lidhje me sulmet e shpeshta që i janë bërë të birit. Ola Syla, e njohur dhe aktive në rrjete sociale, mbrëmë pas sulmit që i është bërë të birit, ka bërë një lëvizje.

Ola, ka postuar një foto të djalit të saj, gazetarit e analistit Valon Syla, pa shkruar asnjë fjalë, shkruan “Kosovarja”. Siç dihet tashmë, gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar mbrëmë nga tre persona ende të panjohur në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.


Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit.Sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”. Kujtojme se ne dhjetor te vitit 2020 gazetari Valon Syla ka qene cak i nje sulmi nga nje mergimtar pas disa statuse te shkrujtura ne rrjetin social facebook. Shiko foton:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *