E dhimbshme: Vdes mjeku që zbuloi i pari virusin vdekjeprurës koronavirus

Koronavirus po merr shumë jetë.

Doktori kinez që u përpoq të paralajmëronte të tjerët për virusin që shpërtheu në Wuhan, ndërroi jetë sot.

Li Wenliang vdiq në moshën 34 vjecare pasi u infektua me këtë sëmundje vdekjeprurëse.

artikulli vazhdon më poshtë

Më 30 Dhjetor, Li Wenliang hodhi një ‘bombë’ në bisedën me grupin e shkollës së tij mjekësore, ku tha se 7 pacientë nga një treg lokal me ushqime deti ishin diagnostikuar me një sëmundje të ngjashme me SARS.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjet, ai paralajmëroi përhapjen e një epidemie, një thirrje kjo që nuk u dëgjua.

Li shpjegoi se, sipas një testi që ai kishte parë, sëmundja ishte koronavirus një familje e madhe e viruseve që përfshin sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes.

Li Wenliang u arrestua për dhënie alarmi, duke u akuzuar se kishte shpifur diçka që nuk ekzistone për të frikësuar popullsinë, por më pas u lirua, duke qenë se alarmi rezultoi i vërtetë.

Mjeku u rikthye për të punuar në spital, por aty u sëmur edhe vetë. Li u infektua me koronavirus nga një prej pacientëve dhe rezultoi pozitiv ndaj testeve më 1 shkurt.

Të enjten, një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetit shprehu keqardhje për vdekjen e Li.

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *