Gjykata merr vendimin për edukatoren që rrahu fëmijën

Gjykata merr vendimin për dy edukatoret e kopshtit ‘Cambridge kids’.

Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së parabur’gimit kundër të pandehurës T.G. për shkak të veprës penale, ‘Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’ dhe kundër të pandehurës SH.A., për shkak të veprës penale, ‘Mosraportimi i abuzimit të fëmijëve’.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së parabur’gimit, ashtu që të pandehurave T.G. dhe SH.A. ju ka caktuar masën e arre’stit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

artikulli vazhdon më poshtë

Gjykata ka konstatuar se masa e arre’stit shtëpiak iu caktohet në bazë të nenit 183 par.1 nënpar.1.1 e 1.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.3 të KPPRK-së. Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *