Memli Krasniqi tregon nëse do t’i rikthehet muzikës

“Përjetësisht”, “Ushtari i rrugës”, janë disa nga hitet e ish-Grupit “Ritmi i Rrugës”, të Memli Krasniqit dhe Arbër Reçi, që bëri bujë në repin e pasluftës në Kosovë.

Por ky grup prej vitesh është shuar, dhe dy pjesëtarët e tij, Memli e Arbëri merren me krejt diçka tjetër.

Por a do të rikthehen sërish në skenën muzikore?

artikulli vazhdon më poshtë

Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të kthehet më aktivisht në muzikë, por e ka lënë të hapur lansimin e ndonjë kënge për qejfin e tij.

“Nuk muj me thane që po, ko me bo dicka për qef po jo me iu kthy muzikes, s’është e mundshme me bo aktivisht diçka”, ka thënë Memli në T7, shkruan Reporteri.net.

Kurse i pyetur për shokët e tij që vazhdojnë ende të këndojnë ka thënë se ka marrëdhënie të mira dhe takohet kur i premton koha.

“Getin (Getoar Selimin) e kam shok, është aktiv dhe shumë i zënë ende. Kur vjen edhe Geti edhe kolegët tjerë mundohna t’i shoh”, ka thënë Memli.


Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *