Shikoni si po i duket vetë-izolimi reperit Capital T

Ka tash e sa javë që qytetarët e Kosovës ashtu si njerëz nga e mbarë bota janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur brenda, shkaku i pandemisë globale.

Edhe artistët nga estrada shqiptare kanë ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet e tyre muzikore në këtë kohë.

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, i cili ka tash e sa kohë që po qëndron i vetë-izoluar në banesën e tij në Prishtinë, duket të jetë mërzitur nga qëndrimi mbyllur.

artikulli vazhdon më poshtë

Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar me montazh ku duket sikur të jetë prapa hekurave të burgut.

“Qysh po ju shkon karantina juve”, ka pyetur reperi fansat në mbishkrimin e kësaj fotografie, e cila flet shumë.

artikulli vazhdon më poshtë

Foto: Capital T/InstaStory

Duket sikur qëndrimi mbyllur për një kohë kaq të gjatë ka ndikuar që reperi Capital T të ndjehet sikur të ishte i burgosur.

Si të gjithë njerëzit tjerë, edhe ai shpreson sa më parë në normalizim të situatës. /Telgrafi/

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *