Shikoni çfarë thotë Mihrije Braha rreth Koronavirusit

Derisa masat janë ashpërsuar në luftën kundër COVID-19, fytyra të famshme publike vazhdimisht janë duke bërë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi, në mënyrë që të mbrojmë veten dhe njerëzit përreth.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja Mihrije Braha, e cila inkurajon njerëzit të qëndrojnë brenda për të shpëtuar jetë.

Ajo përmes një postimi të publikuar në faqen zyrtare, Instagram, tregon se është vetë-izoluar që një muaj në Prishtinë.

artikulli vazhdon më poshtë

“Nëse keni ëndërru me qenë ushtar për të luftuar, tani është momenti që të gjithë ne të jemi ushtarë për ta luftuar Covid-19. Rri n’shpi ose knaqu n’shpi e shpëto jetë”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë mbrëmë ka ndërmarrë masa të reja që kufizojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke lënë hapësirë për lëvizje vetëm 90 minuta, në bazë të numrit të parafundit të numrit personal.

Sipas institucioneve, pjesa më e madhe e popullit po e respektojnë këtë thirrje, ndërsa policia e Kosovës po vazhdon të arrestojë persona të cilët nuk po iu nënshtrohen vendimeve për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. /Telegrafi/

artikulli vazhdon më poshtë

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *