Kryetari i kësaj komune infektohet me koronavirus

Koronavirusi po vazhdon të përhapet në Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrevski para pak kohe në rrjetet sociale publikoi se mes 40-të kumanovarëve të ri pozitiv në test është edhe ai. Dimitrievski në postimin e shpërndarë në Fejsbuk i inkurajon kumanovarët që të disiplinuar dhe bashkërisht ta vazhdojnë betejën kundër armikut të përbashkët.

“Tani i mora rezultatet më të reja për personat e ri pozitiv në Kumanovë, gjithsej 40-të bashkëqytetarë mes të cilëve jam edhe unë”, qëndron në postimin e Dimitrievskit.

artikulli vazhdon më poshtë

Dimitrievski i inkurajon banorët e Kumanovës që të vazhdojnë të disiplinuar në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan se është i bindur, duke i lutur të përmbahen, pa panik dhe u kërkoi disiplinim, respektim të masave dhe rekomandimeve për distancën sociale.

“Ju lutem, nga shpirti dhe zemrës, ju lutem, respektoni masat, shmangni kontaktet e afërta, shëndeti ynë është më i rëndësishmi, kështu të gjithë do të fitojmë”, shkruan kryetari i komunës.

Ai theksoi se nuk ka vend për panik, shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim do të vazhdojë punën e tij në luftën kundër koronës sipas rekomandimeve të epidemiologëve dhe ekspertëve.

“Kujdesuni dhe mendoni për veten dhe të afërmit tuaj, mendoni për të gjithë rreth jush, unë do të qëndroj me ju deri në fitoren përfundimtare”, qëndron në postimin e Dimitrievskit.

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *