Javën e ardhshme ky shtet do të hap kufijtë me Kosovën

Javën e ardhshme përfundimisht do të bëhet hapja e kufijve pa kushte ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Indeksonline mëson se të mërkurën, eventualisht të enjten, dy shtetasit e dy vendeve s’do të kenë nevojë të paraqesin teste PCR nëpër kufinj.

Ndryshe, me 9 korrik Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte vendosur që qytetarët e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinës të paraqesin test PCR negativ nëse duan të hyjnë në vend, në kuadër të masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Maqedonia Veriore kishte mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare më 16 mars me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

artikulli vazhdon më poshtë
Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *