Çfarë duhet të bëni nëse ju ka mbetur diçka në fyt dhe jeni vetëm?

Nëse sikurse Liz Lemon edhe ju jeni të frikësuar se mund t’ju mbetet diçka në fyt gjatë kohës kur jeni vetëm në shtëpi, atëherë kjo procedurë do të mundet t’ju sjell pak paqe në mend dhe ndoshta edhe t’ua shpëtojë jetën

Studimi, i udhëhequr nga Artur Luczak dhe i publikuar në revistën ‘Resuscitation’, sugjeron dy mënyra se si graviditeti ndihmon në heqjen e ushqimit të mbetur në fyt që i bllokon kanalet e frymëmarrjes.

Vizatimi i avancuar shkencor që shihet në foto, i tregon dy pozita të cilat mund t’i provoni nëse nuk e keni askënd afër për t’ju ndihmuar.

artikulli vazhdon më poshtë

Metoda e parë është e njëjtë me pozicion e jogas, përderisa e dyta është shumë më e mirë nëse keni karrige për balancë.

Pozicioni me kokë poshtë ndihmon në heqjen e pështymës dhe lëngjeve tjera të cilat mund ta bllokojnë në vazhdimësi qarkullimin e ajrit gjatë kohës kur iu ka ngecur diçka në fyt, e veçanërisht nëse objekti është gjysmë i fortë.

Posa të jeni me kokë poshtë, duhet t’i bëni presion barkut dhe shpinës, sikurse që kërkon ndihma e shpejtë.

Se si funksionon ndihma e shpejt në raste të tilla, por që kërkon ndihmën e tjetrit, mund të shihet këtu:

 

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *