E ëma e gazetares në gjendje të keqe shëndetësore

Gazetarja e njohur, Fiori Dardha ka treguar shpesh herë se ka një marr ëdhënie shumë të ngushtë me mamanë e saj.

Edhe në postimin e fundit ajo ka zbuluar disa nga momentet më delikate në jetën e saj, duke treguar se mamaja i ka qëndruar gjithmonë pranë, ashtu siç bën dhe ajo sot njësoj për të.

artikulli vazhdon më poshtë

“Në adoleshencën time u sëm ura një herë shumë rën dë dhe m’u desh të qëndroja rreth 1 muaj në spital. Mami im qëndroi pranë meje ditë e natë. Nuk do e harroj kurrë se si kë rrusej në një karrige për të dremitur pak çaste gjatë natës dhe ashtu e mpirë, brofte menjëherë në këmbë sapo dëgjonte hapat e infermieres që vinte për të më ndër ruar serumin. Ime më nuk e shprehu asnjëherë lodhjen, nuk u ankua kurrë, harroi veten për të më qëndruar mua pranë.

Kur rastiste të largohej për pak minuta nga dhoma ime, sepse i duhej të psoniste, ose të mbaronte ndonjë punë, pritja për mua ishte sf ilitëse. Qëndroja me kokën e kthyer drejt derës dhe numëroja minutat…

 

Kur ndodhte që “vonohej” më shumë se zakonisht, nëpër faqe më rridhnin lot të nxehtë dëshpërimi…. dhe pastaj vinte ai momenti kur ime më shfaqej në derë! Zemra më rrihte fort dhe sytë shkëlqenin nga gëzimi. Mami ishte siguria ime! Ishte fo rca ime! Sot, është mami e shtruar në një dhomë sp itali dhe unë shoh të njëjtin shkëlqim (si i imi dikur) në sytë e saj kur më sheh tek dera. Sot, jam unë fo rca dhe siguria e saj! AJO është përherë shembull i sak rificës së një prindi për fëmijët e saj! Përgjithmonë me ty, mam’!

P.S: “Mos më bëj foto, se më kanë rënë flokët dhe nuk është ndonjë pamje e bukur për t’u memorizuar” – më tha tek tentoja t’i rrëmbeja një buzëqeshje.

 

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *