Doni të dini nëse keni kaluar COVID-19? Kjo është simptoma që kanë patur të gjithë

Sëmundja infektive e koronavirusit që nga momenti i shpërthimit të saj ka krijuar konfuzion të madh si në popullatën botërore ashtu edhe në radhët e mjekëve apo shkencëtarëve, për sa i përket shenjave të saj dalluese.

Që nga nisja e pandemisë së koronavirusit, një nga aspektet thelbësore për të kuptuar nëse jemi apo jo të infektuar ishte dallimi i simptomave.

Kryesoret janë temperatura dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Në rastet e rënda, është edhe vështirësia në frymëmarrje.

artikulli vazhdon më poshtë

Por, një studim i kërkuesve shkencorë të “Hospital St. James” dhe “Trinity Translational Medicine Institute” të Dublinit, thotë se, lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen, transmeton Gazeta Reforma.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që u vëzhguan (52,3%), thanë se, ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës 10 javë pas infektimit, periudhë ku supozohet që të ishin rikuperuar.

Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se, lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, edhe kur ato ishin të rënda.

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *