Skandal tjetër? I mori Andin Jaseminës, Sara ikën nga emisioni: Unë e kisha shoqe dhe jashtë atë…

Jasmina dhe Sara patën një debat në puntatën e të premtes në “Përputhen” për shkak të takimit të saj me Andin. Gjatë takimit Andi e mori në krahë Sarën dhe e puthi në faqe. Jasmin u shpreh e l ënduar pasi ajo me Sarën janë mikesha edhe jashtë emisionit.

Pas puntatës së të premtes, të dy vajzat kanë postuar në Instagram foto thumbuese. Sara postoi një foto me Andin duke shkruar “Për inat të vjehrrës shkova me mullixhinë” ndërsa Jasmin nisi të flirtonte me Atdheun.

Dje vajzat do të përballeshin në “Përputhen Prime”, por kur e ka mësuar këtë Sara është larguar.

artikulli vazhdon më poshtë

“Sot duhet të kishim një përballje mes vajzave për t’u sqaruar. Megjithatë pak përpara emisionit, kur edhe Sara, edhe Jasmina u lajmëruan që do të kishin këtë përballje, Sara zgjodhi të largohej”, tha Bora.

Ndërsa Jasmin u shpreh se arsyeja pse ka qenë e revoltuar nuk ishte Andi, por nuk e priste këtë nga mikesha e saj.

“Nuk e di cila është arsyeja pse është larguar. Dua të sqaroj për publikun dhe të gjithë këtu brenda që Sarën e njoh që jashtë. E njoh nga një rreth shoqëror dhe e kam krijuar afrimitetin. Arsyeja pse kam qenë e revoltuar nuk është Andi, sepse Andi ishte thjesht mjeti që Sara të arrinte tek qëllimi që kishte. Unë kur të konsideroj shoqe si këtu brenda, si jashtë, nuk pres që muhabetet që bëjmë me njëra-tjetrën ti të mi kthesh kundra”, u shpreh Jasmin.

artikulli vazhdon më poshtë

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *