“A ishte në Kosovë me Locon?”, Sindi tregon me kë ishte e shoqëruar

Sindi Loci është një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”.

Ajo herë pas here vendos që të bëjë bashkëbisedime me  percjellesit e saj të shumtë në “Instagram”, e kështu ka bërë edhe mbrëmë.

artikulli vazhdon më poshtë

“Çfarë do ndryshonit nga vetja nëse do të ishte e mundur?”, ishte pyetja që Sindi kishte  për fansat e saj, por jo të gjithë i kthyen përgjigje rreth temës.

Kishte nga ata që e pyetën edhe në lidhje me programin “Për’puthen” apo konkurrentët e tjerë.

artikulli vazhdon më poshtë

“Pse s’ma kthe, ishe me Locon në Kosovë?”, ishte një nga pyetjet që Sindi nuk ngurroi që të përgjigjej në “Instastory”.

“Atëherë ta sqaroj njëherë e mirë këtë muhabet se po vlon goxha, nuk kam qenë me Locon në Kosovë, rastisi që e njëjta fundjavë të na gjente në Kosovë, unë kam qenë e shoqëruar me familjen time dhe kam shkuar deri në Prizren por kaq, me vonë u ktheva”, shkruan Sindi./Express/

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *