Ky është vëllai i Angelina Joliet që duket si version i saj mashkull

A e dini se Angelina Jolie ka një vëlla më të madh?
Vëllai 46-vjeçar i yllit të Hollywood-it, James Haven, filloi të aktronte në shumë filma dhe shfaqje televizive para se të bëhej regjisor, megjithatë ai nuk arriti të njëjtën famë si motra e tij.
Vitet e fundit, roli i tij është bërë ai dajës me kohë të plotë, pasi e kaloi shumicën e kohës duke u kujdesur për gjashtë fëmijët e Angelina-s.
James Haven Voight Bertrand është djali i aktorit Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand, e cili vd.iq në vitin 2007 nga kanceri i vezoreve.
Kur prindërit e tyre u ndanë, ai dhe motra e vogël, Angelina, jetuan me nënën e tyre.
Ata krijuan një lidhje të ngushtë me të, ndërsa ishin larguar nga babai i tyre.
Kur Angelina dhe James filluan karrierën e tyre profesionale, ata vendosën të hiqnin mbiemrin Voight dhe filluan të përdorin mbiemrin e nënës së tyre para se të ishin të njohur në industri.
Në vitin 2002, Angelina vendosi të hiqte ligjërisht mbiemrin e babait të saj dhe mori mbiemrin me të cilin të gjithë e njohim tani.
Jolie, që do të thotë “e bukur”, ishte në të vërtetë emri i saj i mesëm.
James e ndoqi shembullin, duke marrë emrin e tij të mesëm si mbiemrin e tij, Haven.