Ana i del në krah Fationit dhe thumbon Andin në rrjete sociale

Pas të vërtetave të Tea Trifonit, Andi i “Për’puthen” u shpreh se do të tregonte të vërtetat e tij në llogarinë e re në Facebook, vetëm nëse do të mund të mblidheshin 30 mijë follow.

Mirëpo pas kësaj deklarate, ka pësuar edhe një reagim nga Fation Kuqari, ky i fundit ka ironizuar Andin, duke u shprehur se ai është i gatshëm që të japë gjithçka vetëm për disa ndjekës ose para.

Deklaratës së Fationit i doli në mbështetje edhe ish-konkurrentja Ana Kauri, e cila ironizon njësoj Andin nëpërmjet një statusi në InstaStory.

artikulli vazhdon më poshtë

Një ndjekës e pyet nëse ka ndonjë të fshehtë që fansat ende nuk e dinë, ndërsa Ana ia ka kthyer:

“Nëse do thosha diçka që nuk e kisha thënë për veten time apo për dikë tjetër, do ta thoja tek profili im, nuk do të ishte e nevojshme të hapja një Ig të ri”- ka shkruar ajo, duke iu referuar kërkesës së Andit për 30 mijë followers në llogarinë e tij të re në Facebook.

Ndërkohë, s’kemi ende asnjë reagim nga Andi.

artikulli vazhdon më poshtë

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *