E quajti Presidenten Vjosa Osmani lopë dhe fshatare me bark të madh, ja çfarë do ndodh me profesorin shqiptar

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se çështjen e gjuhës denigruese të profesorit Ardian Kastrati ndaj presidentes Vjosa Osmani e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Këshilli i Etikës është organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga Senati, me qëllim të trajtimit në mënyrë meritore dhe sipas ligjit, çështjet e tilla brenda UP-së.

“Pas njoftimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ lidhur me distancimin dhe dë nimin e gjuhës denigruese, të përdorur në postimin e z. Ardian Kastrati, profesor asistent në Fakultetin Filozofik, UP-ja njofton opinionin se këtë çështje e ka dërguar për trajtim me prioritet në Këshillin e Etikës. Meqenëse puna në Universitetin e Prishtinës bazohet në vlerat themelore të arsimit të lartë, jemi të përkushtuar që mjedisi universitar të jetë i sigurt, nxitës, pa diskriminim dhe respektues i plotë i të drejtave të njeriut”, thuhet tutje në njoftim.

artikulli vazhdon më poshtë

Ai përmes një statusi në Facebook ka cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, menjëherë pas zgjedhjes së Osmanit presidente duke shkruar “Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”.

artikulli vazhdon më poshtë

Shperndaje

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *