Lajmi tragjik i ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh, por ka nxjerrë në pah edhe sjellje që po diskutohen gjerësisht në rrjetet sociale.
Ndërsa dhimbja për humbjen e artistit është e freskët, vëmendja është përqendruar te një statistikë e pazakontë në profilin e partneres së tij, Selvije Jao.
Ky fluks kureshtjeje në moment zie ka ngritur pikëpyetje te shumë komentues nëse një reagim i tillë është normal.
Këngëtarja Adelina Tahiri, e cila bëri dedikime të ndjera për Shpatin, u kryqëzua nga ndjekësit pasi postoi një foto nga një darkë në “Instastory” ditën e vdekjes së tij.
Ajo u akuzua se nuk po tregonte respektin e duhur, por reagimi i saj ishte i ashpër, duke goditur hipokrizinë e atyre që “deri dje e shanin dhe ofendonin” këngëtarin.
Në reagimin e saj, Tahiri dënoi këtë sjellje të dyfishtë të publikut: “Njerëzit shpallen heronj vetëm pasi vdesin, ndërsa kur janë gjallë dhe në nevojë shpesh neglizhohen.”
Ajo theksoi se dhimbjen për mikun e saj do ta mbajë përjetë në zemër, pavarësisht gjyqeve publike për një foto.



Leave a Reply