Zëdhënësi i AUV-it, Muharrem Shahini ka folur për ndalimin e importit të shpezëve nga Hungaria, Gjermania dhe Italia.
Ai tha se situata është nën monitorim të vazhdueshëm nga AUV-i.
“Fjala nuk është vetëm për Hungari, është edhe për shtetin e Gjermanisë dhe Italisë. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë në momentin që e ka marrë njoftimin nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve dhe Komisioni Evropian, ku është lajmëruar se në ferma komerciale dhe tek shpezët e egëra është përhapur Gripi i Shpezëve”.
“Në momentin që hyjnë në Kosovë, çfarëdo regjioni, çfarëdo shteti edhe nëse nuk është i infektuar, këto kontrollohen dhe situate është nën monitorim të vazhdueshëm nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”.


Leave a Reply