Ndërsa banorët e nominuar po shijonin darkën e mbrëmjes, tensionet në shtëpinë më të famshme të Kosovës u intensifikuan papritur.
Dolce, një nga personazhet më të njohur të këtij edicioni, shpërtheu në lot, duke shkaktuar shqetësim te të tjerët. Çfarë ndodhi që e tronditi atë kaq shumë?
“Familja ime më tha që duhet të dal absolutisht nga shtëpia për një çështje gjyqësore… Gjyqësore unë e kam mbaruar, unë kam hall se mos është dikush keq”, shprehu ajo mes lotëve, duke nxjerrë në pah frikën e saj për ndonjë ngjarje të papritur që mund të kishte ndodhur jashtë.
Nuk përjashtohet mundësia që e vërteta t’i zbulohet live në prime, ku do të kuptohet nëse ajo do të vijojë lojën në një tjetër reality show shumë të njohur ose nëse gjithçka është një skenar surprizues i produksionit. Ky moment pritet me padurim nga publiku.
Publiku është në pritje të momentit kur Dolce do të zbulojë të vërtetën e largimit të saj. A do të jetë kjo një mundësi për të rifilluar aventurën e saj në një tjetër platformë, apo do të jetë një fund për të në këtë reality show?


Leave a Reply