Të dielen në Tetovë iu dha lamtumira e fundit këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta papritur në moshën vetëm 40-vjeçare, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe adhuruesit e muzikës së tij.
Qindra mesazhe ngushëllimi kanë vërshuar në rrjete sociale, por veçanërisht në sy ka rënë reagimi i Hoxhë Zekerija Bajramit, i cili e shfrytëzoi këtë humbje të parakohshme për të dhënë një mesazh të fuqishëm për të rinjtë.
“Sot u bë varrimi i të ndjerit Shpat Kasapi, Allahu atë e mëshiroftë, familjes dhe të gjithë dashamirëve ju dhashtë durim dhe për durimin i gradoftë.”
“Le të jetë vdekja e tij një mësim për të rinjtë tanë, ngase vdekja nuk njeh moshë, por çdo moment jemi potencial për të na vizituar Meleku i vdekjes (Azraili).”
Mesazhin e tij e mbylli me një lutje prekëse, duke shpresuar që të gjithë të largohen nga kjo botë “me faqe të bardhë”.
Humbja e Shpat Kasapit ka tronditur opinionin publik, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për publikun shqiptar.



Leave a Reply