Në rrjet po qarkullon një listë “të supozuar” të banorëve të Big Brother VIP Albania 5, ku ndër emrat e përmendur ishte edhe ai i Ponit.
Por këngëtarja ka reaguar menjëherë, duke hedhur poshtë çdo aludim me një deklaratë të drejtpërdrejtë në Instagram.
“Ky lajm nuk është i vërtetë!”, shkruan ajo, duke sqaruar se as nuk ka pranuar pjesëmarrje, e madje shprehet me humor se vetëm “po të ketë pranuar dikush tjetër në emrin tim”.
Kjo deklaratë e saj ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku fansat e saj e mbështesin plotësisht.
Poni shpjegon edhe arsyen pse një format si Big Brother nuk është për të: “Jam shumë e ndjeshme.
Mendoj se është format për tipa më indiferent ndaj debateve, fyerjeve dhe sulmeve.”
Kjo reflektim i saj tregon një vetëdije të lartë për natyrën e këtij formati dhe ndikimin që mund të ketë në individë të ndjeshëm.
Me këtë reagim të sinqertë, artistja i ka prerë rrugën çdo zëri që e përfshinte në listën e VIP-ave të sezonit të ri, duke bërë të qartë se këtë vit dera e shtëpisë më të famshme nuk do të hapet për të.


Leave a Reply