Në lumin e Bistricës në Grabanicë të Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila u raportua e zhdukur mbrëmë nga familjarë të saj.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria Themelore e Pejës, ku zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, ka thënë për Gazetën Insajderi se njësiti i zjarrfikësve ka bërë tërheqjen e trupit të pajetë.
“Një trup i pajetë është gjetur në lumin Lumbardh. Përveç prokurores së Krimeve të Rënda dhe policisë, në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i zjarrfikësve, i cili ka bërë tërheqjen e trupit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës është dërguar në IML. Ndërkohë, policia ka marrë autorizimin e prokurorit për kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Nikç


Leave a Reply