Disa ditë më parë, u përfol se Labinot Rexha mund të ketë një fëmijë jashtëmartesor.
Në rrjet qarkulluan foto me një grua serbe dhe një bebe, nën përshkrimin “gja.ku nuk bëhet ujë”.
Sipas Lauretës, nëna e fëmijës e kishte kontaktuar Labinotin vetëm për t’i kërkuar ndihmë për të gjetur babain biologjik, i cili po ashtu mbante mbiemrin Rexha.
“Ajo ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijës së vet… Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin,” – deklaroi ajo, duke insistuar se ata nuk kishin lidhje tjetër.
Por, një postim i ri nga profili i nënës së fëmijës ka trazuar sërish ujërat.
Ky imazh dhe përdorimi i termit “familje” duket se bien ndesh me versionin e dhënë se Labinoti ishte thjesht një ndihmës i rastit në këtë histori.
Mbetet ende e paqartë nëse termi “familje” është përdorur në një kontekst tjetër mirënjohjeje.
A e rrëzon kjo foto alibinë e Lauretës, apo ka ende detaje që publiku nuk i di? Kjo mbetet për t’u parë.



Leave a Reply