Uji me limon ndihmon për t’u dobësuar: ka efekte të dobishme, pastron dhe është antioksidant dhe natyrshëm e gjejmë mes pijeve më të konsumuara në verë për shkak se zëvendëson lëngjet dhe kripërat minerale të humbura me nxehtësinë. Për të shfrytëzuar të gjithë vetitë ushqyese dhe dobësuese të tij, është e dobishme ta konsumoni në mëngjes me stomak bosh. Por nëse doni të humbisni peshë, ka dhe disa alternativa: thjesht të shtoni disa përbërës në formulën bazë. Ja disa receta magjike. Xhinxheri dhe limoni ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit. Kur përdoren së bashku, përfitimi që merret prej tyre dyfishohet, prandaj infuzioni i xhinxherit me limon është ideal për djegien e yndyrave, për drenazhimin e indeve, përmirësimin e tretjes dhe mbajtjen e lëngjeve. Ka efekt tek celuliti dhe ndjenja e urisë: i zvogëlon të dyja ato! Ju mund ta pini atë të ftohtë dhe është i përkryer për t’u konsumuar gjatë ditës. Ujë dhe limon para gjumit. Ju bën mirë dhe ndihmon në mënyrë të shëndetshme në pastrimin e trupit sepse gjatë natës trupi eliminon toksinat dhe mbeturinat e tepërta. Limon dhe majdanoz. Prisni imët majdanozin ose rulojeni dhe vendoseni në një gotë ujë së bashku me limonin. Pijeni në mëngjes me stomak bosh, për pesë ditë rresht. Përse shërben? Ndihmon në djegien e kalorive dhe në të njëjtën kohë siguron vitamina dhe minerale. Limon dhe fara chia. Pirja e ujit me limon dhe fara chia ndihmon gjithashtu në humbjen e peshës të dyja janë të pasura me fibra dhe antioksidante dhe nxisin eliminimin e indit dhjamor. Vendosini në ujë farat chia në një gotë uji përreth një orë. Shtoni më pas lëngun e limonit. Më mirë pijeni në mëngjes ose pasdite sepse largon urinë.

Përbërësit:

• 5 ve – 1 e plotë dhe 4 të kuqtë
• 1 gotë vaj
• 1 gotë qumësht
• 1 lugë të mesme sheqer
• 1 maje thike kripë
• Rreth 500 gr miell
• Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
• 200 – 300 gr gjalpë

Përbërësit e sherbetit:

• 2 kavanoza të mëdha me sheqer rreth 1.2 kg
• 2 kavanoza të mëdha me ujë.

Udhëzimet:

Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare. Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcillet prej gjeneratës në gjeneratë edhe te ne. Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.

Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleqë, të vegjël (sa e kuqja e vezës).

Bakllava – Një botë me receta

Merren nga 10 kuleqë dhe të hollohen një nga një me nisheste. Pastaj merren që të 10 kuleqët dhe ndërmjet u vihet nga pak nisheste. Të gjitha së bashku hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleqët e bërë. Dy nga petët e holluara shtrihen në tepsi, vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petët e tjera. Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi të prehet bakllava, ngadalë ia vini përsipëri gjalpën e shkrirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.

Sherbeti i Bakllaves:

Të vlohet uji rreth 30 minuta derisa të trashet sherbeti. Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me sherbetin e nxehtë. Përfundimisht e lini të ftohet për t’u servuar.

Ju bëftë mirë!

Sa e leht dhe e shpejt 🥰 BAKLLAVA bombastike pa LODHJE !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *