Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, përmes një InstaStory ka bërë të ditur se është nisur drejt Italisë së bashku me djalin e tyre, Roelin.
Ajo ka ndarë një foto nga udhëtimi, duke publikuar biletat e avionit, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një mesazh tejet emocional, ku shpreh mungesën e madhe të bashkëshortit të ndjerë.
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”, ka shkruar Selvije Jao.
Postimi ka prekur ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetje dhe ngushëllime për familjen Kasapi në këtë periudhë të vështirë.



Leave a Reply