Pas eliminimit të Tonit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, rrjeti u pushtua nga një “teori konspirative” e pazakontë. U aludua gjerësisht se moderatorja e programit, Jonida Vokshi, kishte lexuar gabim emrin e banorit që duhej të linte shtëpinë gjatë spektaklit të së premtes.
Edhe pse Jonida e mohoi menjëherë një mundësi të tillë, shfaqja e Tonit në ambientin e “kapsulës” vetëm sa e ndezi më tej debatin, duke bërë që një pjesë e publikut të besonte se largimi i tij ishte pasojë e një lapsusi të momentit që më pas u mbulua.
Përballë këtyre zërave që nuk po shuheshin, Jonida ka vendosur të reagojë sërish, këtë herë përmes një postimi të gjatë dhe me tone të forta në llogarinë e saj në Instagram. Ajo theksoi se, ndonëse zakonisht i kalon situatat me humor, kësaj radhe durimi i saj ka sosur
“Ky format ka një produksion të tërë gjigand nga mbrapa, që edhe sikur (gjë që nuk ndodh kurrë) të gabohet në një emër, ai s’ta lejon,” shprehet Vokshi, duke mbrojtur profesionalizmin e saj dhe të stafit.
Jonida nuk kurseu as ironinë për ata që po ushqejnë dhe përhapin këto thashetheme, duke cituar një shprehje të vjetër: “Hedh një budalla një gur në lumë, ngrihen 100 të mençur për ta nxjerrë që aty”.



Leave a Reply