10. Trileçe

Përbërësit:

6 vezë
400 gr sheqer
400 gr miell

1 pluhur paste
1 vanil sheqer
1/2 L ajkë e ëmbël
1/2 L qumësht
300 gr qumesht pluhur
1/2 kg karamel

Hapat:

Tunden të bardhat e vezëve gjersa të shkumojnë mirë

Shtohet sheqeri për të vazhduar tundja,gjersa masa të formohet shkumë e qëndrueshme

Shtohen të verdhat dhe vazhdon tundja.Kësaj mase i shtohet mielli i përzier me pluhur paste dhe sheqer vanilje,duke e përzier me lugë,gjersa masa të kompaktësohet.Brumi derdhet në tepsi shporeti të shtruar me letër të yndyrshshme,ose të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Futet në furrë të nxehtë me temp.180 * C që të piqet për afro 30-40 min

Me 1/2 lit.qumësht të vaket trazohet qumështi pluhur dhe pasi të përzihet mirë,në mënyrë që mos të mbesin kokrriza qumështi,përzihet me 1 lit. qumësht të ftohet dhe 1/2 lit.hoplla

Kjo masë qumështi (1,1/2 l.) hidhet mbi pandispanjë duke e shpuar me piru në rast nevoje,që ta pijë mirë qumështin

Nëse karameli është mjaftueshëm i trashë,hidhet mbi,e nëse është i hollë,mirë është ai të qitet mbi trileqe atëherë, kur edhe shërbehet,kuptohet pasi të pritet në katrorë

9. Tespishte

Përbërësit:

  • 500 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 100 ml qumësht
  • 1 lugë kafeje sodë
  • 3 vezë të freskëta
  • 500 gr miell
  • Bajame

Për sherbetin

  • 500 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • Vanilje

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere të madhe në zjarr ku hedhim gjalpin dhe sheqerin. I përziejmë derisa sheqeri të karamelizohet. Më pas tenxheren e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet për disa minuta. Në tenxhere shtojmë qumështin dhe e vendosim sërish në zjarr. Vijojmë duke shtuar miellin, e përziejmë me lugë druri pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe të shkëputet nga anët e tenxheres. Pasi masa të jetë trashur mjaftueshëm e heqim nga zjarri dhe shtojmë një nga një vezët duke mos ndërprerë përzierjen. E spërkasim me pak miell dhe nisim ta punojmë me dorë derisa të krijohet një masë kompakte. E spërkasim me kokrriza sheqeri nga të gjitha anët. Vendosim brumin në një tavë të lyer me gjalpë duke e shtrirë me dorë në të gjithë sipërfaqen e tavës. E presim në rombe, vendosim bajame dhe e pjekim në furrë. Ndërkohë përgatisim sherbetin duke hedhur në një tenxhere, sheqerin, ujin dhe vaniljen. I lëmë të vlojnë derisa sherbeti të trashet. Kur ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.

8.Tullumba

Tullumba Albanesi

Perberesit

210gr miell
400ml uje
3 veze
3 luge gjalp pa kripe
1 luge te vogel sheqer
pak kripe
vaj luledielli per skuqje
…per sherbetin

2 gota sheqer
2 gota uje
1 luge leng limoni
1 luge te vogel vanilje
Pregatisim sherbetin:

Vendosim ne nje tenxhere te vogel ujin me sheqerin dhe e vlojme per 7 minuta, derisa te trashet pak. Shtojme lengun e limonit, vaniljen pluhur dhe e leme menjane qe te ftohet plotesisht.

Pregatisim brumin:

Vendosim ne zjarr mesatar nje tenxhere me madhesi mesatare dhe hedhim ne te ujin, sheqerin, kripen dhe gjalpin e prere ne copa. E gatuajme perberjen duke e perziere shpesh derisa gjalpi te kete shkrire plotesisht dhe te arrije piken e vlimit. E heqim menjehere nga zjarri.

Shtojme te gjithe miellin dhe me ndihmen e nje luge druri e perziejme shume mire ne zjarr te ulet per 1 minute derisa te na formohet nje top i madh brumi i cili fillon te shkeputet pak nga pak nga anet e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe e leme brumin te ftohet per rreth 5 minuta, apo aq sa te na e durojne duart.

Rrahim nje veze ne nje tas te vogel dhe e leme menjane. Rrahim 2 vezet e tjera dhe ja shtojme brumit pak nga pak duke e perziere mire pas çdo shtese. Brumi duhet te rezultoje i bute, pa kokerriza dhe i shnderritshem. Nese brumi eshte shume i forte, shtojme edhe pak nga veza tjeter, apo nese rezulton shume i bute, shtojme edhe pak miell. Brumi duhet te bjere nga luga, por gjithesesi te ruaj formen e tij.

Nxehim ne zjarr mesatar vajin e lulediellit per te skuqur tullumbat.

Per ti dhene forme tullumbave, kemi nevoje per nje xhep pasticerie ne forme ylli. E vendosim brumin brenda ne xhepin e pasticerise dhe formojme tollumba rreth 5cm te gjate te cilet i skuqim direkt ne vajin e nxehte. I leme te skuqen derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I heqim me ndihmen e nje luge me vrima dhe i zhysim ne shurup nga 2-3 duke i lene per 2-3 minuta derisa ta thithin shurupin. I heqim nga shurupi dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.

7.Tiramisu

The Classic Italian Tiramisu Recipe

 

Përbërësit për 6-7 persona:

(tavë drejtkëndëshe 30×20 cm)
500g djathë Mascarpone

• 6 vezë të freskëta në temperaturë ambienti (të verdhat veç nga të bardhat)

• 120g sheqer

• 5-6 filxhanë kafeje ekspres të vakët ku kemi tretur 2 lugë sheqer

• 300-400g biskota Savoiardi • kakao e hidhur për spërkatje

Përgatitja:

1. Rrahim me rrahësin elektrik të verdhat e vezëve dhe sheqerin derisa të bëhen si shkumë, afërsisht pesë minuta.
2. Djathin Mascarpone e punojmë pak me pirun ose me lugë që të bëhet si krem dhe e shtojmë në tasin me të verdhat e vezëve. Vazhdojmë ta përziejmë me rrahësin elektrik një deri në dy minuta.
3. Bëjmë marengë me të bardhat e vezëve, i shtojmë te tasi I kremit dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë lart me spatula ose me lugë druri. Biskotat i lagim te kafeja e vakët (nuk duhet të qullen shumë) dhe i vendosim në tavë pranë njëra-tjetrës duke krijuar një shtresë, hedhim sipër një shtresë me krem, vazhdojmë me një shtresë tjetër biskotash me kafe dhe përsëri një shtresë kremi. E spërkasim me kakao të hidhur, e mbulojmë me letër alumini dhe e lëmë në frigorifer për një natë. Sipas dëshirës, në momentin që e shërbejmë mund ta zbukurojmë me çokollatë të zezë të copëtuar.

6.Bakllava klasike

Bakllava me Mjaltë

Përbëresit:

10 vezë,
12 lugë kos,
1 gotë uji vaj,
1 gotë uji qumësht,
1 majë luge sodë buke,
Në majë të gishtërinjëve kripë,
750 gr gjalpë (gjalpi shkrihet dhe vlon gjersa tështresohet shkuma dhe të mbetetgjalpë i pastër pa ujë dhe shkumë).
Sherbeti
2-3 kg sheqer,
1-1/2 litër ujë,
1/2 limoni,
1 sheqer vanilje.

Udhëzime:

10 të verdhat dhe 1 e tërë e vesë tunden mirë me tel kuzhine.
Shtohen kosi, qumështi dhe vaji duke e përzier edhe më tutje, gjersa masa të bëhet e njëllojtë.
Shtohet gradualisht miell duke e përzier me lugë, gjersa masa të marrë trashësinë e brumit shumë të butë.
Ngjeshet edhe pak në tavolinë të përmillur, duke patur kujdes që brumi të gatuhet mirë dhe të mbetet i butë.
Brumi ndahet në 60-70 kuleç.
Rriten kuleçët në madhësi të pjatës së ëmbëlsirës dhe duke i hedhur çdonjërit nisheste, vendosen nga 6 njëri mbi tjetrin.
Hollohen nga dy kuleç përnjëherë në petë të hollë, në madhësi të tepsisë së rrumbullakët, duke ju hedhur vazhdimisht nisheste, në mënyrë që të hapen më lehtë.
Nga 6 petë njëra mbi tjetërën vendosen në çarçaf të pastër.
Pasi të hollohen të gjitha petët, vendosen në tepsi duke i spërkatur me gjalpë.
Arrat hidhen në mes, ose në dy rradhë.
Priten petët përreth tepsisë.
Bakllava pritet në delima, ose sipas dëshirës në mes hëna dhe pastaj në delima.
Gjalpi i shkrirë hidhet me lugë nga të gjitha anët njëllojë.
Piqet në temperaturë 1300 C gjersa të skuqet në brendi dhe njëlloj sipër.
Bakllava e ftohur përvëlohet me sherbet valë.
Mbulohet dhe 24 orëpas,mund të shërbehet.
Udhëzime: Sherbeti
2,1/2-3 kg sheqer, vlon me 1.1/4 -1.1/2 litër ujë.
Shtrydhet ½ limoni dhe hidhet në sherbet.
Pas çastit të vlimit, vazhdon të vlojë 7 minuta në zjarrë të mesëm duke ia shtuar edhe sheqerin vanilje.
Largohet nga zjarri, hidhet 1 filxhan kafeje ujë i ftohtë, përzihet mirë dhe me sherbetin valë, përvëlohet bakllavaja e ftohur.

5.Mazë me speca

😋 Speca me Kajmak në Tavë , Receta që Nuk e Keni Provuar !!! 👍❤️

Përbërësit:
3 speca
2 thelpinj hudhër
100 ml vaj ulliri
1 lugë gjelle uthull
Kripë dhe piper sipas shijes

Përgatitja:
Pjek specat në furrë ose mbi gaz derisa të zbuten dhe lëkura të nxjerrë flluska.
Lërini të ftohen dhe hiqni lëkurën.
Pastroni farat dhe grijini specat.
Grini hudhrën dhe bashkojeni me specat e grirë.
Shtoni vajin e ullirit në tigan, uthullën, kripën dhe piperin, dhe përziejini mirë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme

4.Bukë Shtëpie

Përbërësit :
1 kg miell

200 ml ujë të vakët

300 ml qumësht të vakët

2 lugë maja birre

4 lugë vaj ulliri

2 lugë të vogla kripë

Përgatitja

Në një tas të vogël hedhim majanë dhe e tretim me pak qumësht të vakët dhe e lëmë aty për 15 minuta, në mënyrë që të fermetohet.

Më pas, në një tjetër enë hedhim qumështin e vakët, majanë e fermentuar, vajin e ullirit, ujin e vakët dhe kripën.

I përzjejmë të gjitha bashkë me një lugë dhe nisim të shtojmë gradualisht miellin duke e përzjerë si fillim me lugë e më pas nisim punimin e brumit me dorë.

Gjithë sekreti i një buke të mirë shtëpie qendron tek punimi i brumit me duar.

Brumi do të jetë gati në momentin që masa do të jetë e fortë, kompakte dhe nuk ngjitet në duar.

Brumin e mbulojmë me një pecetë të pastër.

E vendosim në një vend të mbyllur dhe të ngrohtë përreth një orë, në mënyrë që masa të dyfishohet.

Pasi burmi të ketë ardhur, e ndajmë në 12 toptha dhe i vendosim me rradhë në tepsi tye lyer me pak vaj.

Ose nëse dëshironi brumi mund të mos e ndani dhe ta shtroni njëtrajtësisht në tepsi.

E lëmë ashtu edhe për 30 minuta të tjera në një vend të mbyllur.

Më pas i fusim në furrë për t’i pjekur.

Para se t’i fusim në furrën e nxehtë, bukën e lyejmë me pak qumësht të vakët të përzier me një lugë vaj ulliri.

I pjekim në 200 gradë përreth 25 minuta derisa buka të ketë marrë një ngjyrë të kuqërremtë, të praruar

 

3.Bombica

Bombica von kiesel-cat

 

Përbërësit:

700 gr keksa (biskota) të bluara
500 gr qumësht
250 gr margarinë (gjalpë)
5 lugë kakao (lugë të gjellës)
500 gr kokos
5 lugë sheqer (lug të gjellës)

Udhëzimet:

Së pari 700 gr keksa i vëmë në një enë të thellë. Në të vendosim 5 lugë kakao dhe 5 lugë sheqer, i përziejmë. Pastaj margarinin (gjalpin) e shkrijmë së bashku me 500 gr qumësht, dhe këtë masë e vendosim mbi keksat e bluar, i përziejmë deri sa masa të bashkohet. Pastaj i marrim keksat dhe i bëjmë në formë të rrumbullakët, i lyejmë me kokos të gjitha me radhë. Gjithashtu, ju mund t’i futni topthat në çokollatë të zezë të shkrirë apo në nutella dhe t’i kriposni me lajthia të bluara apo arra.

2.Ëmbelsirë me Keksa

Kosova Sot

Përbërësit:

-1 kilogram keksa,

-1 liter qumshte,

– 100 gram kokos,

-100gram rrush te terur,

-250gr gjalpe,

-1 luge gjelle kakao.

Përgatitja

Te gjitha keto vlohen dhe iu hidhet keksave te cilet me pare i kemi thermuar dhe vene ne nje ene te thelle .

Pasi ja hedhim qumshtin e nxehte ia japim formen e deshiruar dhe fusim ne frigorifer per disa ore qe te forcohet pastaj e lyejme me qokollate te shkrire .

 

1.Mish me lakër

Mish me Lakër !! 😋💕 Gjella më e Pëlqyer, RECETA E VJETËR !💚

Përbërësit:

500 gr mish viçi

pak vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle gjalp

2-3 thelpi hudhër

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji piper I kuq

1 lugë gjelle salcë domate

1.2 kg lakër të bardhë

2 gota ujë të valuar

Përgatitja:

Në një tenxhere shkrijmë 1 lugë gjelle gjalp dhe 3 lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim sat ë ulë volumin. Shtojmë copat e mishit ose ( mish të grirë 300 gr) dhe kaurdisim sëbashku me qepën deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë. Presim hudhra shumë hollë dhe I shtojmë në tenxhere I përziejmë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, salcë domatë. I përziejmë sëbashkuPresim lëkurën e hollë në shirita dhe e shtojmë pjesë pjesë në tenxhere duke e përzjerë mirë herë pas here deri sa të ulë volumin.

Fillimisht shtojmë 1 gotë ujë të nxehtë, ulim temperaturën dhe e lëmë të ziejë për 20 minuta. E shohim dhe shtojmë përsëri dhe një gotë tjetër dhe e lëmë përsëri të ziejë në temperaturë të ulët dhe për 25-30 minuta të tjera deri sa lëngu të ketë shteruar dhe mishit ë ketë zjerë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *