Yll Limani ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin në Top Albania Radio, ku ka zhvilluar një intervistë të hapur dhe pa filtra, duke ndarë me publikun detaje si nga krijimtaria muzikore, ashtu edhe nga jeta personale.
Që në nisje të bisedës, artisti ka ndalur në një keqkuptim që, sipas tij, përsëritet vazhdimisht në Shqipëri dhe lidhet me vetë emrin e tij artistik. Limani theksoi se emri i tij nuk është “Ylli”, siç shpesh prezantohet, por “Yll”, pa shkronjën “i”.
Gjatë intervistës, Yll Limani u pyet edhe për atë që e dallon nga artistët e tjerë në skenën muzikore shqiptare. Ai zgjodhi të mos vetëlavdërohet, duke folur me modesti për identitetin e tij artistik dhe lidhjen që publiku ka krijuar me muzikën e tij.
“Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njerëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin”, tha ai, duke shtuar se nuk e ka të lehtë të flasë për veten në kuptimin pozitiv të fjalës.
Sipas tij, veçantia e muzikës së tij mund të lidhet me tekstet, ndjeshmërinë që përcjellin këngët apo edhe me ngjyrën e zërit, të cilën ai e konsideron dhuratë dhe jo meritë personale.



Leave a Reply