E gjithë bota e kinematografisë turke u trondit nga lajmi se një nga aktorët më të dashur nga publiku u kap me drogë, së bashku me kolegen e tij. Pasi doli para gjykatës ai u dënua me 4 vite e dy muaj burg dhe si prova iu gjet një sasi e lëndëve narkotike në banesë.
Në Shqipëri ai është i njohur për rolin e “Sarpit” në serialin “Të Infiltruarit”, por ne e mendonim atë se aktori Çagatay Ulusoy po e vuante faktin se ishte dënuar nga gjykata turke.
Në fakt ka qenë revista e njohur turke, ajo që ka nxjerrë disa imazhe të aktorit teksa duket duke pushuar dhe mjaft i lumtur.
Ulusoy është fotografuar teksa shijon rrezet e diellit në një jaht super luksoz dhe as nuk po e vret shumë mendjen se karrierën e tij si aktor mund ta ketë marrë lumi. “Enn Magazine” ka publikuar disa foto të aktorit, i cili është i shoqëruar me miqtë e tij.



Leave a Reply